Të enjten shorti për 1/8 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës

Futboll

Të enjten shorti për 1/8 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 11:50
Pamje nga një hedhje e shortit të mëhershëm

Të enjten më 8 dhjetor në orën 12:00 në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë, do të bëhet tërheqja e shortit për 1/8 e finales në Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.

Në këtë rreth krahas katër skuadrave që janë kualifikuar nga rrethi i katërt do të përfshihen edhe 12 skuadrat e Vala Superligës. Ndeshjet e 1/8 së finales pritet të zhvillohen një javë para fillimit të stinorit pranveror në Vala Superligë, që është paraparë të nisë më 25 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat