Gabigol e ka gati klubin e ri

Futboll

Gabigol e ka gati klubin e ri

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 11:22
Gabigol

Gabigol është i gatshëm të largohet nga Inter, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gabigol është i “pakënaqur” me hapësirën e kufizuar për lojë në Inter, ha bërë të ditur menaxheri i tij, Wagner Ribeiro.

Andaj, 20-vjeçari mund të largohet nga “Nerazzurrët”, pas përfundimit të këtij sezoni.

Gabigol erdhi si përforcim i madh nga Santos gjatë verës por ka luajtur vetëm 16 minuta për ekipin nga Serie A.

Andaj, ai mund të transferohet në Premierligë në janar ku kërkohet nga Arsenal. “Gabriel nuk është i kënaqur për momentin”, deklaroi Ribeiro për “Radio Bandeirantes”.

Image

“Nuk është në konflikt me bashkëlojtarët, problemi është se ai asnjëherë nuk e ka rastin të luajë. Në janar ne do të kërkojmë një zgjidhje”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat