Sensacioni i Real Madridit kërkohet nga 10 skuadra të ndryshme evropiane

Futboll

Sensacioni i Real Madridit kërkohet nga 10 skuadra të ndryshme evropiane

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 14:50
Mariano Diaz

Dy ndeshje në Kupën e Mbretit, katër gola të shënuar dhe një asistim.

Ky është bilanci i sulmuesit të ri të Real Madridit, Mariano Diaz i cili duket se do të largohet nga ‘Los Blancos’.

Diaz u paraqit edhe në ‘El Clasico’ ndaj Barcelonës në minutat e fundit të ndeshjes.

Het-triku i shënuar në Kupën e Mbretit ndaj Leonesas, ka bërë që për lojtarin të vijnë oferta të rëndësishme.

23-vjeçarit do t’i ofrohet fillimisht vazhdimi i kontratës me Real Madridin deri në vitin 2021 ku do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës.

Por kampionët aktual të Evropës mund ta huazojnë sulmuesin nga Republika Domenikane.

Gjashtë skuadra të njohura spanjolle kanë kërkuar huazimin e tij, përfshirë Sevillën, Valencian, Malagan, Leganes, Alaves dhe Deportivo La Coruna.

Por për sulmuesin interesim kanë shprehur edhe dy skuadra angleze dhe dy gjermane.

Sunderland dhe West Ham United e duan në Angli, ndërsa Werder Bremen dhe Hamburg kanë kërkuar huazimin e tij në Bundesliga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat