Kështu u vlerësuan me nota Xhaka e Mustafi në Premier League

Futboll

Kështu u vlerësuan me nota Xhaka e Mustafi në Premier League

Nga: K.Goca Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 13:03
Xhaka gjatë një aksioni

Shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, me Arsenalin treguan superlojë si mysafirë dhe triumfuan me rezultat 5:1 ndaj West Ham-it. Mesfushori ofensivë Xhaka dhe mbrojtësi Mustafi dhanë maksimumin në këtë fitore. Futbollisti Mustafi asistoi në golin e dytë kur realizoi Sanchez në minutën e 72-të. Si zakonisht, edhe kësaj radhe tabloidi anglez ‘Dailymail” ka vlerësuar me nota futbollistët. Xhaka dhe Mustafi u vlerësuan me notën 6, ndërsa Alexis Sanches me notën me të lartë, 8.5. Arsenali është në vend të dytë me 31 pikë, tri më pak se Chelsea pas 14 jave në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat