Lepzig nuk di të ndalet, arrin fitoren e 8 radhazi

Futboll

Lepzig nuk di të ndalet, arrin fitoren e 8 radhazi

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 23:50
Lepzig

Ëndrra vazhdon për Lepzigun. Skuadra e Ralph Hasenhuttl ruan kreun e Bundesligës edhe edhe pas javës së 13-të pasi në Red Bull Arena mposhti me rezultatin 2-1 Schalke 04. Kjo ishte fitorja e 8-të radhazi për Leipzigun në kampionat. Ekipi që një sezon më parë luante në Bundesligën e dytë jo vetëm që nuk ka pësuar humbje por njëkohësisht i shkaktoi disfatën e parë Bluve Mbretërorë pas 12 ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet. Nëse vazhdon me këto ritme mund të jetë Leipzigu, Leicesteri i sezonit 2016-2017.Vendasit kishin nevojë për më pak se 2 minuta që të zhbllokonin rezultatin dhe ishte Timo Werner, që kthehu në gol një 11-metërsh.

Ky ishte goli i 8-të për sulmuesin e talentuar të Leipzigut, në këtë sezon. Megjithatë Schalke nuk u dorëzua duke barazuar rezultatin me mbrojtësin boshnjak Kolisinac pas gjysmë ore lojë. Por ai që vendosi baraspeshën ishte edhe lojtari që i dha fitoren Leipzigut sepse në fillimin e pjesës së dytë Kolisinac ngatërroi portën duke shënuar një autogol për avantazhin e skuadrës së Ralph Hasenhuttl. Pavarsisht mundësive të krijuara nga skuadra vendase në Red Bull Arena nuk pati më gol dhe sfida u mbyll me fitoren 2-1 të Leipzigut që u ngjit në kuotën 33 pikëve, 3 më shumë se Bayerni i vendit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat