Media e njohur italiane shkruan për fikjen e dritave në Stadiumin e Tiranës

Futboll

Media e njohur italiane shkruan për fikjen e dritave në Stadiumin e Tiranës

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 10:25
Pamej nga stadiumi në terr

Faqja e internetit të gazetës së njohur sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar një shkrim derbit të kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit, i cili u ndërpre në minutën e 63-të për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike. "40 minuta pezull për derbin e kryeqytetit shqiptar mes Tiranës dhe Partizanit për shkak të një ‘black-out’-i në impiantin e ndriçimit të stadiumit. Tifozët kanë përfituar nga rasti për ta kthyer atmosferën në një festë të vërtetë duke ndriçuar stadiumin me telefona dhe mjete të tjerë të ndryshëm dhe duke kënduar në mbështetje të skuadrave të tyre derisa u vendos që ndeshja nuk do të rifillonte”, shkruan sajti i “La Gazzetta dello Sport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat