Ferizaj ankohet, Bajram Gashi vazhdon të na dëmtojë

Futboll

Ferizaj ankohet, Bajram Gashi vazhdon të na dëmtojë

Nga: K.G. Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:49
Bajram Gashi

Në faqen e klubit të futbollit Ferizaj ankohen se janë dëmtuar në takimin me Drenicën në Skenderaj, e cila përfundoi me rezultat 1:0, në ndeshjen e javës së 17-të të elitës së futbollit. “Referi, Bajram Gashi vazhdon ta dëmtojë skuadrën tonë. Ai sot ndaj Drenicës na mohoj 3 pikë me disa vendime të padrejta për skuadrën tonë. Kjo nuk është hera e parë që ky refer na dëmton neve si skuadër, andaj ju bëjmë thirrje federatës së futbollit që të merren me këtë 'refer' sepse kështu futbolli nuk shkon përpara”, shkruhet në faqen e Ferizajt në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat