Ferizaj importoi pikë të madhe sa Lybeteni!

Futboll

Ferizaj importoi pikë të madhe sa Lybeteni!

Nga: K.Goca Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 15:06
Shkëmbim Salihu në aksion

Ferizaj importoi një pikë të madhe sa maja e Lybetenit, ndërsa Drenica nga Skenderaj zhgënjeu në konak të saj. Drenica-Ferizaj, përfundoi pa fitues, me rezultat 1:1. Një ndeshje mjaft e mirë, por mysafirët arritën qëllimin që të kthehen të pamposhtur dhe ta ruajnë afërsinë me pikë me vendin e shtatë dhe të tetë. Në minutën e 37-të,  Shkëmbim Salihu, pas një tollovie në 16-shin vendas,  shfrytëzoi më së miri situatën dhe shënoi për 0:1. Në minutën e 63-të, Altin Merlaku shënon gol të bukur kur godet nga 25 metra dhe shpëtoi nga humbja Drenicës. Ferizaj renditet në vend të nëntë me 14 pikë, pesë me pak se Drenica një pozitë me lartë pas 17 jave në Vala Superligën e Kosovës. Duhet shtuar se në minutën e fundit, futbollisti i Ferizajt, Muhabi  Bushi u ndëshkua me karton të kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat