Mustafi apo Xhaka me notë më të madhe në fitoren e Arsenalit?

Futboll

Mustafi apo Xhaka me notë më të madhe në fitoren e Arsenalit?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 17:59
Pamje e futbollistëve të Arsenalit kur protestojnë në vendimin e gjyqtarit

Shqiptarët e Arsenalit nga Londra iu gëzuan super fitores me rezultat 3:1 ndaj Bournemouth-it, në takimin e javës së 13-të të Premier League. Futbollistët shqiptar luftuan me mish e më shpirt dhe kontribuuan në tri pikë të rëndësishme të skuadrës së tyre. Mustafi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 22-të dhe për çka edhe protestoi, duke menduar se ishte një vendim i padrejtë i gjyqtarit.  Xhaka e Mustafi u paraqitën titullarë, por cili ka notë me të lartë?  Mustafi u vlerësua me notën 5.5, kurse Xhaka me 7, gjithnjë sipas tabloidit britanik “Daily Mail”.  Alexix Sanchez ka qenë me notën më të lartë 7.5. Arsenali mban vendin e katërt me 28 pikë, tri më pak se lideri Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat