Chelsea vazhdon serinë e fitoreve, ia shkakton humbjen e parë Tottenhamit

Futboll

Chelsea vazhdon serinë e fitoreve, ia shkakton humbjen e parë Tottenhamit

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 20:25
Pedro

Chelsea i ka takuar derbi i Londrës, ku ka mposhtur 2:1 Tottenhamin në ‘Stamford Bridge’, në kuadër të xhiros së 13-të të Premierligës.

Kjo është fitorja e shtatë me radhë për Chelsean, ndërsa humbja e parë këtë edicion për Tottenhamin.

Fillimi i ndeshjes i takoi Tottenhamit, që me presion të madh, mbanin në zonë skuadrën e Chelseas, ndërsa në minutën e 11’-të kaluan në epërsi kur shënoi Eriksen.

Chelsea këtë presion ia doli ta thyej në minutën e 45’, kur barazoi Pedro për 1:1.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Chelsean, që në minutën e 51’-të nëpërmjet Moses, shënoi për 2:1.

Kjo fitore e mban Chelsean në krye të Premierligës me 31 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme luan në udhëtim te City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat