Shqiptari që po dëshmon klasin e tij në Finlandë

Futboll

Shqiptari që po dëshmon klasin e tij në Finlandë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 17:49
Xhevdet Gela

Një numër i madh i shqiptarëve luajnë me sukses në elitën e futbollit finlandez. Xhevdet Gela është prej më të dalluarve gjatë edicionit që e lamë pas, i cili ka pasur 27 paraqitje në petkun e skuadrës së HIFK-it nga Helsinki, që mezi siguroi mbijetesën.  Gela luan mesfushor dhe ka qenë alfa dhe omega e skuadrës së tij. HIFK përfundoi në vend të dhjetë me 34 pikë, dy me shumë se Inter Turku. Veçori është se HIFK dhe HJK Helsinki, janë dy rivalët më të mëdhenj dhe sipas Gelës, përplasja mes tyre është sikur Milan-Inter në Itali.  Futbollisti me prejardhje nga Vushtrria që nuk ka më shumë se 27 vjet tha se ka pasur një periudhë të mirë dhe beson se do të jetë edhe më i mirë në edicionin e ri. Ai shpreson se një ditë do ftohet edhe nga përzgjedhësi Albert Bunjaki në kombëtaren e Kosovës.  

Tash e një kohë luani në kampionatin finlandez, HIFK mezi e siguroi mbijetesën në elitë. A keni pritur me tepër? “Kemi pritur më shumë dhe realisht e patëm ekipin e mirë. Në fillim kemi qenë dobët dhe pastaj e ndërruam trajnerin, duke shkuar më mbarë dhe përmirësuam bilancin”, thotë Gela për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Futbollisti tregon se ka raporte të mira me të gjithë futbollistët shqiptarë: “Komunikojë me Drilon Shalën, Njazi Kuqin, Arbër Istrefin dhe Ymer Xhaferin”. Ai tregon se ka një respekt të veçantë për trajnerin e Inter Turkut, Shefki Kuqin.

“Kam pasur bisedë të madhe me trajnerin e Inter Turkut, Shefki Kuqin dhe me dëshirë kisha shkuar atje. Vëllai i tij, Njaziu, është një sulmues i fortë i ligës së Finlandës dhe që shënon gola si Zlatan Ibrahimoviç. Është edhe një talent si Albert Kuqi i cili ka të ardhme të mirë.”. Çfarë iu ka befasuar, zhgënjyer dhe gëzuar më së shumti gjatë këtij edicioni? “Ka qenë vërtet një edicion i mirë. Kam qenë formë krejt sezonin dhe nuk kam pasur lëndime. Gati të gjitha ndeshjet kam luajtur 90 minuta, pra gjithsej 27”, thotë ai. Mesfushori nuk e ka ndërmend të largohet nga ekipi me gjithë ofertat që vijnë në adresë të tij. “Kam pasur shumë oferta. Mirëpo do t’i qëndrojë besnikë ekipit, sepse është një kolektiv jashtëzakonisht i mirë”, theksoi mesfushori i cili përcjell edhe futbollin e Kosovës: “Për futbollin e Kosovës kam mjaft njohuri, sepse e përcjelli dhe e shikoi tabelën vazhdimisht, disa herë edhe ndeshjet në TV. Nuk e harrojë vendlindjen”.

Një kohë keni luajtur në ekipin polak, Widzew Lodz (2014), pastaj edhe në Lahti të Finlandës, a mendoni se bëre hapin e duhur që keni ardhur në HIFK? “Mendimi im është të luaj në një ekip ku paraqitesh vazhdimisht”, tha Gela. Vushtrriasi përmend edhe derbin e qytetit HIFK-HJK Helsinki, sipas tij shumë herë sjellë emocione të pakufishme. “Është rivali më i madh dhe e ndajnë stadiumin. Me HJK Helsinkin e kemi gjithmonë si derbi të fortë sikur në Serie A kur ndeshen Inter – Milan”, thotë futbollit. Gela tha se ka rritje të cilësisë në kampionat dhe shumë herë nuk dihet se fiton i pari apo skuadra e pjesës së poshtme të tabelës. A pret ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Bunjaki, kur dihet se ishit më standardi në elitën finlandeze? “Gjithmonë pres dhe se ëndrra jem gjithë ka qenë me luajtur për shtetin tim dhe besoj se do të me realizohet”, - thotë Gela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat