Ajo që ndodh rrallë: Sadiku dhe Rodriguez, zihen se kush të gjuajë 11 metërshin

Futboll

Ajo që ndodh rrallë: Sadiku dhe Rodriguez, zihen se kush të gjuajë 11 metërshin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 nëntor 2016 Në ora: 14:12
Rodriguez dhe Sadiku

Pak përpara 11 metërshit kundër Villarreal, Rodriguez dhe Sadiku dërgohen në sulm, ndërsa ish ylli Hakan Yakin nxeu tribunën, shkruan media zvicerane BLICK në lidhje me përballjen mes FC Zürich dhe Villarreal.

Siç ndodhi në minutën e 87 në ndeshjen mes zviceranëve dhe spanjollëve ka pak gjasa të ndodhë në përballjet tjera. Në momentin që arbitri referon 11 metërshin për FCZ, i lënduari Kone fillon të festojë sikur topi të ishte në rrjetë, ndërsa në pikën e bardhë afrohen Roberto Rodriguez dhe Armando Sadiku.

Rodriguez nuk e jep topin, ndërsa shqiptari i ardhur pas një lëndimi relativisht të gjatë pushton pikën e bardhë. Ata nuk lëshojnë pe tre herë dhe habia kap edhe kampin spanjoll. Në fund luftën e fiton Rodriguez dhe feston me gol. E gjithë tribuna ngrihet në këmbë.

“Robi nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ai gjatë sezonës 2012/13 më pyeti mua nëse dëshiroja të gjuaja 11 metërshin. Unë ia lejova dhe ai humbi shansin për të shënuar gol. Më kërkoi falje,” kujton duke u qeshur Yakin, përcjell botasot.info. “Ai tani ka vetëbesim dhe ka mësuar shumë prej atëherë.”

Gjithsesi trajneri Uli Forte, duket më i ashpër: “Nëse nuk do kishte gol, atëherë do kishte diskutime.” Por çfarë thotë Sadiku? Ai ishte i mrrolur edhe kur përfundoi ndeshja. Nuk i fliste goja, edhe pse arritën të fitojnë një pikë kundër favoritëve./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat