Leicester City çuditë të gjithë, Monaco më e mirë se Tottenham-i

Futboll

Leicester City çuditë të gjithë, Monaco më e mirë se Tottenham-i

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 23:03
Monaco

Kampioni i Anglisë, Leicester City, vazhdon të befasojë të gjithë me lojëra mira dhe me fitore në Champions League. Skuadra e Leicester Cityt regjistroi fitoren e katërt, ka vetëm një barazim dhe asnjë humbje, me goldallim 7:1. Leicester City shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Club Brugge-s, në takimin e xhiros së pestë të grupit G. Pas 412 minutave në fazën e grupeve Leicester City pësoi golin e parë. Kampioni anglez tregoi paraqitje të mirë dhe avancoi me 2:0 me golat e Okazakit (5’) e Mahrezit (30’-nga penalltia) dhe për mysafirët Izqueirdo (52’). Leicester City kryeson me 13 pikë, kurse Club Brugge është i fundit me zero pikë.  Copenhagen dhe Porto i ndanë pikët, duke luajtur baras 0:0. Monaco si vendas shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Tottenham-it dhe siguroi kalimin më tutje. Monaco ka mundur të fitoi edhe më bindës sikur Falcao të shënonte nga penalltia në minutën e 11-të, por gjuajtjen e tij e pret portieri mysafirë. Sidibe në minutën e 48-të e Lemar (53’) shënuan për fitoren e Monaco-s dhe për Tottenham Kane ka qenë i saktë nga penalltia në minutën e 53-të. Monaco është në krye me 11 pikë në grupin E, katër me shumë se Bayer Leverkuseni. Lyoni si mysafirë e mposhti me 1:0 Dinamon e Zagrebit. Autor i golit Lacazzette në minutën 72-të.

Grupi E

CSKA-Bayer             0:0

Monaco-Tottenham   2:1

Tabela

1. Monaco    5     3     2     0     9:4  11  

2. Bayer 5     1     4     0     5:4  7    

3. Tottenham      5     1     1     3     3:5  4    

4. CSKA      5     0     3     2     4:8  3

Grupi F

Sporting-Real     1:2

Dortmund-Legia 8:4

Tabela

1. Dortmund       5     4     1     0     19:7       13  

2. Real Madrid    5     3     2     0     14:8              11  

3. Sporting   5     1     0     4     5:7  3    

4. Legia 5     0     1     4     8:24              1

Grupi G

Leicester-C. Brugge 2:1

Copenhagen-Porto     0:0

Tabela

1. Leicester  5     4     1     0     7:1  13  

2. Porto 5     2     2     1     4:3  8    

3C Copenhagen  5     1     3     1     5:2  6    

4. Club Brugge KV   5     0     0     5     2:12       0

Grupi H

Sevilla-Juventus 1:3

Dinamo-Lyon     0:1

Tabela

1. Juventus 5    3    2    0    9:2 11  

2. Sevilla    5    3    1     1     7:3 10 

3. Lyon 5    2    1     2    5:3 7   

4. D. Zagreb    5    0    0    5    0:13     0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat