Champions, Juve në provën e së vërtetës

Futboll

Champions, Juve në provën e së vërtetës

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 23:15
ilustrim

Në Uefa Champions League, grupet E, F, G, H do të konsumojnë këtë të Martë ruandin e 5-t të ndeshjeve, sfida në të cilat mund të zgjidhen shumë dilema. Takimi më interesant i mbrëmjes do të luhet në Ramon Sanchez Pizjuan. Sevilla pothuajse e kualifikuar pret Juventusin në një duel që mund të vendose se cila skuadër do të pozicionohet në vendin e parë të grupit H. Një vit më parë në Andaluzi, Sevilla triumfoi 1-0 ndaj bardhezinjëve ndërsa në Torino  këtë edicion përfundoi gjithcka në barazim pa gola. Juventusi ka nevojë për një fitore për tu ngjitur në krye të grupit por pa Dybalan dhe Higuain skuadra e Allegrit do ta ketë shumë të vështirë ndaj Sevillas së Jorge Sampaolit.  

Në Zagreb, Lyon-i sfidon Dinamon vendase në sfidën tjetër të këtij grupi. Dita nis me duelin e orës 18 që do të zhvillohet në Moskë mes Cska-së dhe Bayer Leverkusenit, ndërsa kryendeshja e grupit E do të zhvillohet në Principatë dhe bëhet fjalë për takimin Monaco-Tottenham.  Në grupin F, Leicester i Claudio Rainierit do të kërkojë të sigurojë edhe vendin e parë me një fitore në shtëpi ndaj belgëve të Club Brugge. Vlen kualifikimin sfida tjetër mes Fc Copenhagenit dhe Portos.

Në grupin G do të vijojë lufta në distancë për vendin e parë mes kampionëve në fuqi të Europës dhe Borussias së Dortmundit. Verdhezinjtë që kryesojnë kanë një sfidë shumë të lehtë në letër ndaj Legias së Varshavës në Gjermani ndërkohë që Reali i Madridit luan ndaj Sportingut të Lisbonës në Jose Alvalade. Cristiano Ronaldo do të rikthehet si kundërshtar në stadiumin ku hodhi hapat e parë të karrierës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat