Ajeti me St. Gallenin shkëlqyen në Zvicër

Futboll

Ajeti me St. Gallenin shkëlqyen në Zvicër

Nga: K. Goca Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 16:25
St. Galleni i gëzohet fitores

Edhe një fitore e madhe e St. Gallenit e cila e largon nga skuadrat e fundit në elitën e futbollit zviceran. Shqiptari nga Kosova, Albian Ajeti, është paraqitur titullar, duke dhënë kontributin e tij në këtë fitore tepër të rëndësishme me rezultat 2:0 ndaj Lausanne-s.  Rreth 11 mijë shikues ishin në stadium, panë lojë të mirë dhe iu gëzuan fitores së vendasve. Mysafirët u përpoqën, por dot që të kthehen me një pikë. Buess (57’) e Tafer (85’) shënuan për fitoren e St. Gallenit. Ajeti me shokë iu gëzuan kësaj fitore, ku aktualisht renditen në vend  shtatë me 17 pikë, aq sa ka edhe Lausanne në pozitën e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat