Trepça ’89 mposhtet pas 10 jave, Llapi shumë i fortë

Futboll

Trepça ’89 mposhtet pas 10 jave, Llapi shumë i fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 14:50
Llapi

Trepça ’89 nga Mitrovica e dorëzon pozitën e liderit te Prishtina. Trepça ’89 pas dhjetë jave pësoi humbje, duke u mposhtur me 2:0 nga Llapi, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Qytetit në Podujevë. Ndeshje mjaft interesante, por detajet vendosën fituesin. Sulmuesi Berat Hysani është hero i fitores së llapjanëve. Ai në minutën e 78-të shënoi epërsinë 1:0, duke sjellë gëzim të madh. Hyseni edhe në minutën e 90+3 realizoi golin e dytë të tij dhe të fitores 2:0, duke i sjellë tri pikë ekipit të tij. Trepça ’89 bie në vend të dytë me 33 pikë, një më pak se lideri Prishtina dhe një ka më shumë se Llapi në vend të tretë pas 14 jave në elitën e futbollit. Pa dyshim ky ka qenë derbi i madh i kësaj jave dhe që e arsyetoi epitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat