Abazi: Te Ferizaji, mungon konkurrenca

Futboll

Abazi: Te Ferizaji, mungon konkurrenca

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 19:49
Arsim Abazi

Është shumë interesant se si shkuan 14 javët e para të elitës së futbollit.  Katër skuadra kanë mbetur në pjesën e poshtme të renditjes me pikë të përafërta dhe gabimi qoftë i njërës palë apo qoftë i skuadrës tjetër mund t ‘i fundos në renditje.  Ferizaj është në vend të nëntë me 10 pikë dhe ka tri më shumë se Drita e Hajvalia që renditen në vend të dhjetë përkatësisht të 11-të dhe Trepça e fundit me 6 sosh. Drenica shkëputet paksa në vend të tetë me 16 pikë, por assesi nuk e ka rehatinë, kur kihet parasysh se fitorja ka tri pikë dhe lehtë shkrihet diferenca. Megjithatë, deri në fund janë edhe 19 javë dhe shumëçka mund të ndryshojë. Veçori është se Ferizaj pas 13 jave iu rikthye fitoreve, sepse të parën e kishte arritur në hapje të edicionit me rezultat 4:0 ndaj Hajvalisë.  Të mërkurën që e lamë pas Ferizaj si mysafirë me rezultat 1:0 tronditi Gjilanin dhe u kthye me tri pikë që iu duhej si buka. Arsim Abazi, kryetrajner i Ferizajt, tha se kjo fitore ka ardhur në momentin më të mirë. “Të them të drejtën, kjo fitore ka ardhur në momentin me të duhur. Mendoj se është rritur morali edhe te lojtarët se kanë qenë në presion të fitores. Mendoj se këto dy ndeshje që kanë mbetur deri në fund të vjeshtës, ku kemi para vetes dy ekipe shumë të forta. Mendoj se kjo fitore na ka dhënë forcë që të përballemi me dy ekipet më të forta momentalisht në Kosovë, si Feronikelin dhe Trepçën ‘89”, thotë Abazi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në fundjavë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat