Elshani: Nuk më lejon ndërgjegjja të jem pjesë e FFK-së

Futboll

Elshani: Nuk më lejon ndërgjegjja të jem pjesë e FFK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 10:23
Hamdi Elshani me Rexhep Gaxhollin

Hamdi Elshani, veprimtar i dalluar i futbollit, jep dorëheqje nga të gjitha organet e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai ka dërguar një letër për gazetën kombëtare “Bota sot” dhe tregon arsyet e dorëheqjes. “Me keqardhje, por me bindje se është veprim i qëlluar, ju ofroj dorëheqjen time nga të gjitha organet e FFK-së. Nuk më lejon ndërgjegjja dhe dinjiteti të jem bashkëpunëtor me disa persona që për interesa shumë të ngushta veprojnë kundër FFK-së. Në këtë veprim më shtynë ngjarjet gjatë ndeshjes  KF Ballkani- KF Flamurtari zhvilluar më 13.11.2016  në Prizren. Ndjehem i lumtur që gjatë periudhës së vështirë të futbollit të Kosovës 91-98 kam ndihmuar sadopak për mbijetesën e FFK. Gjithashtu edhe pas luftës punova për këndelljen dhe zhvillimin e FFK deri në arritjen e qëllimit madhor- pranimin në UEFA dhe FIFA”, ka thënë Elshani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat