Jashari shpërthen: Lehtë është me hangër fara e me kritikua me tastiera 3 euro të Kinës!

Futboll

Jashari shpërthen: Lehtë është me hangër fara e me kritikua me tastiera 3 euro të Kinës!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 12:43
Afrim Jashari

Trajneri i futbollit Afrim Jashari, i del në mbrojtje përzgjedhësit të kombëtares së Kosovës, Albert Bunjakit. Jashari afron edhe fakte se për se nuk duhet kritikuar Bunjakin.  “A po doni me fol realitetin rreth selektorit të Kosoves? Shumica e trajnerëve qe po e kritikojnë, i kanë marrë licencat “C” pikërisht te ai. Dhe nëse e doni edhe një realitet tjetër: Sa i përket temës së futbollit dhe njohurive Alberti është shumë shumë përpara tyre në çdo aspekt. Edhe ju betohem se cilido tjetër trajner të ishte tani për tani në krye të përfaqësueses, do të haste në vështirësi të njjëtl. Gabime ka, duhet pranuar por ti vihet “laku në fyt” vetëm për 4 ndeshje, si duket shume shpejt po harroni të gjithe edhe pse e dini disa që besa nuk e dinë se si është formuar dhe është zhvilluar përfaqësuesja jonë, me shume ndalesa e pengesa, pa lojë miqësore, pa fushë të veten, me fusnota, lobimi i Serbisë për gjithçka në dëm të futbollit tonë etj.etj.

Nëse njerëzit që nuk kanë lidhje komentojnë, tastiera e Kinës kushton vetëm 3 euro dhe interneti 7 euro, mund të flasin çka të dojnë, lloj lloj kritikash.  Por disa individ punëtor sportiv, trajner, lojtar e trajner fortë mirë e dinë se tjetër është me fol e kritiku po krejt tjetër është me e udhëheq një klub e lere më Kosovën. Nuk dua ta mbroj Albert Bunjakun, po pavarësisht gabimeve nuk u “Nxi dielli”, se lehtë është me hangër fara para ekranit televiziv e me kritikuar, por disa gjëra qoftë edhe gabimet, duhet mi analizuar të gjitha rrethanat, sepse ju qe jeni trajnerë, ky fjalor dhe këto kritika me e pa vend mund të ju kthehen: Bumerang, e dini ju nga kush. Krenar me Kosovën”, shkruan Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat