Hazard flet për mundësinë që të jetë kapiten i Chelseat

Futboll

Hazard flet për mundësinë që të jetë kapiten i Chelseat

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 09:06
Mesfushori i Chelsea, Eden Hazard

Mesfushori i Chelsea, Eden Hazard, ka folur pas fitores së Belgjikës ndaj Estonisë me rezultat 8-1.

Belgu foli për nderin që ka të jetë kapiten dhe se i pëlqen të jetë edhe te Blutë, por nuk mendon t’ia marrë shiritin John Terryt, pasi anglezi ende është i denjët për atë.

“Është e bukur të jesh kapiten, më pëlqen. Dua të jem lider në fushë, ndoshta kjo është diçka e re për mua. Dua të dërgoj Belgjikën në Kupën e Botës, dua të fitoj diçka me vendin tim”.

“Kapiten te Chelsea? Nuk e di, të shohim. John Terry është akoma atje dhe nuk dua të ia preki këtë privilegj. Nuk mund të jem si Terry, nuk mundem. Si kapiten nuk flas shumë, kërkoj që flas në fushë me këmbët e mia. Kjo është puna ime”, ka thënë Hazard.

Hazard në këtë takim shënoi një gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat