Shqiptarët e Zvicrës, pa Shaqirin, gati për fitoren e radhës

Futboll

Shqiptarët e Zvicrës, pa Shaqirin, gati për fitoren e radhës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 nëntor 2016 Në ora: 13:14
Gjatë një festimit të golit lojtarët e Zvicrës

Shqiptarët Zvicrës përgatiten për fitoren e katërt radhazi në grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Zvicra është favorite e madhe dhe presin tri pikë pa ndonjë problem ndaj modesteve të Ishujve Faroe, në takimin që zhvillohet sonte në orën 18.00 në stadiumin “Swissporarena’ në Luzern. Xherdan Shaqiri siç dihet mungon për shkak se është i lënduar, ndërsa përzgjedhësi Vladimir Petkoviç ka ftuar pesë shqiptarë të tjerë, Admir Mehmedin, Blerim Xhemailin, Granit Xhakën, Valon Behramin dhe Shani Tarashajn. Zvicra ka tri fitore deri më tash, 2:0 ndaj kampionit të Evropës Portugalisë, pastaj 3:2 kundër Hungarisë dhe me 2:1 e ka mundur Andorrën, sonte kërkojnë edhe fitoren e katërt radhazi. Zviceranët kryesojnë me 9 pikë, tri me tepër se Portugalia e Cristiano Ronaldos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat