Duka befason të gjithë

Futboll

Duka befason të gjithë

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 15:50
Duka ia dorëzon mirënjohjen

Sot paradite, është festuar në Shkodër 20 vjetori i klubit të futbollit “Shkodra”. Për dy dekada me radhë, ky klub ka kontribuar në zbulimin dhe përgatitjen e mjaft talenteve nga qyteti i Shkodrës dhe rrethinat e tij. Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, ka qenë i pranishëm dhe ka përshëndetur edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Ai ka vlerësuar kontributin që ka dhënë klubi i futbollit “Shkodra”, gjatë kësaj periudhe njëzetëvjeçare. “Është meritë e krijuesit të tij, teknikut Taip Piraniqi, ecuria e mirë e këtij organizmi sportiv. Ai ka përgatitur dhe vazhdon të përgatisë nëpërmjet sektorit të ekipeve zinxhir që ka klubi, mjaft futbollistë të talentuar të cilët jo vetëm japin një kontribut të madh në kampionatet tona kombëtare por edhe kanë shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, si Elseid Hysaj apo Armando Vajushi”, theksoi ndër të tjera Presidenti i FSHF. Gjatë ceremonisë është transmetuar një dokumentar mbi veprimtarinë e klubit dhe arritjet e tij në këto 20 vjet.

Klubi i futbollit “Shkodra”, është themeluar nga Taip Piraniqi, ish-futbollist dhe drejtues i Vllaznisë. Nevoja për të patur një mundësi alternative, brenda për brenda qytetit, zgjoi tek specialisti i njohur, idenë për të krijuar një klub të ri. Sot klubi i futbollit “Shkodra”, ka një sistem të ekipeve zinxhir nga mosha 7 vjeç deri në moshën 19 vjeç. Ai ka në dispozicion gjashtë trajnerë, ndërkohë që i gjithë proçesi ndiqet dhe monitorohet nga Taip Piraniqi.

Gjatë aktivitetit të tij 20 vjeçar, klubi ka arritur që të prodhojë futbollistë të nivelit të lartë. Dy më të njohurit janë Elseid Hysaj dhe Armando Vajushi. Lojtarë të tjerë të njohur, që kanë dalë nga rradhët e këtij klubi janë: Arsid Kruja, Antonio Marku, Sindrit Guri, Rubin Xhepaj, Ervin Rexha, Elis Kabuni etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat