Chelsea e ka gati ofertën për Muriel

Futboll

Chelsea e ka gati ofertën për Muriel

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 06:12
Luis Muriel

Chelsea është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 13.5 milionë funtesh për sulmuesin e Sampdorias, Luis Muriel.

Don Balon bën të ditur se 25-vjeçari është në listën e dëshirave të Antonio Contes.

Në ndërkohë, Calciomercato.com bën të ditur se Sampdoria është duke negociuar rinovimin e kontratës së lojtarit, në të cilën do të përfshihet një klauzolë prej 25 milionë eurosh.

Muriel ka realizuar gjashtë gola në 13 ndeshje deri më tani këtë sezon, në Serie A dhe në Kupën e Italisë, ndërsa ka dhuruar edhe tre asistime. Kolumbiani po luan në Itali që nga viti 2010 duke luajtur për Udinesen, Leccen dhe Sampdorian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat