Levy: Ta sulmojmë Shqipërinë!

Futboll

Levy: Ta sulmojmë Shqipërinë!

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 17:17
Elisha Levy

Përzgjedhësi i kombëtares së Izraelit, Elisha Levy, mendon se takimi me Shqipërinë do të jetë shumë i vështirë. “Ndaj Shqipërisë do të jetë një përballje e fortë fizike. Duhet të sulmojnë dhe të bëjmë presion në çdo pjesë të fushës. Nuk jemi inferiorë, përkundrazi do të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në këtë udhëtim. Kritikat? Secili ka mendimin e tij, jetojmë në një botë të lirë. Vendimet e mia janë profesionale dhe me me integritet dhe synojnë më të mirën për Izraelin. Ato duhen respektuar”, ka thënë përzgjedhësi i Izraelit. Izraelitët janë në vend të katërt me 6 pikë aq sa ka edhe Shqipëria një vend më lartë në grupin G të kualifikimeve për Kampionatin Botëror - 'Rusia 2018'..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat