Aliji: Të bëjmë befasi edhe me dy ish kampionët e botës

Futboll

Aliji: Të bëjmë befasi edhe me dy ish kampionët e botës

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 15:21
Naser Aliji

Mbrojtësi i krahut të majtë të kombëtares shqiptare Naser Aliji, thotë se “kuqezinjtë”, pikët  e renditjes së ma të mirë në eliminatoret për botërorin e “Rusi2018” duhet marrë nga përballjet me kundërshtarët direkt si Izraeli dhe Maqedonia.  Duke pasur parasysh faktin se në  përbërje të Grupit G, janë edhe dy ish kampion bote Italia dhe Spanja, këto tri kombëtare do të bëjnë gara për pozitën e tretë e cila do ishte arritja e tyre maksimale. “Pikët tona për të qenë në mesin e më të mirave në grupin tonë do ti kërkojmë në përballjet direkte me Izraelin dhe Maqedoninë. Me këto kombëtare do zhvillohet lufta kryesore për pozitën e tretë. Megjithatë duhet të orvatemi të bëjmë befasi edhe me dy ish kampionët e botës Italinë dhe Spanjën”, tha kumanovari Aliji.

Sipas ti kombëtarja shqiptare të gjitha ndeshjeve iu qaset me një qëllim të njëjtë, që pas fërshëllimës së fundit të referit këta fushën e lojë nuk ta braktisin si fitimtarë. “Shqipëria në çdo ndeshje luan për fitore. Në këtë mënyrë do ti qasemi edhe ndeshjen me Izraelin, të cilët besojmë se në Shqipëri, do zbarkojnë për të bërë befasinë. Ne vetëm duke ecur ndeshje pas ndeshje, mund ta dalim që në fund të eliminatoreve të jemi në mesin e tri të parave në grup. Jemi të vetëdijshëm se opinioni kërkon më shumë nga ne, por them se çdo fitore qoftë edhe me 1 gol diferencë është fitore. Kryesorja është që të jemi në krye të renditjes dhe pas 90 minutave lojë ne të dalim fitues.”, thotë Aliji duke shtuar se tifozët janë futbollisti i 12-të i kombëtares shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat