Nuk është 3-4-3 formacioni i preferuar i Contes, ka një tjetër në mendje

Futboll

Nuk është 3-4-3 formacioni i preferuar i Contes, ka një tjetër në mendje

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 07:58
Antonio Conte

Antonio Conte është duke përjetuar ditë të mira te skuadra angleze, Chelsea.  

Trajneri italian është duke korrur sukses me formacionin e tij aktual 3-4-3, por sipas tij ai ka në mendje një tjetër formacion.

Sipas Contes, formacioni 4-2-4 është i preferuari i tij, pasi i pëlqen të luaj me dy sulmues qendre, por sipas tij ky formacion kërkon anësor të fortë.

“Në mendjen time gjithmonë kam kërkuar që të luaj me një formacion 4-2-4”, ka thënë Conte për mediat angleze.

“Sepse kur ju keni në krah futbollistë të fortë, mua më pëlqen të luaj me dy sulmues qendre shumë afër njëri-tjetrit”, ka përfunduar italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat