FFK ndan nga 2 mijë euro për klubet e futbollit të femrave

Futboll

FFK ndan nga 2 mijë euro për klubet e futbollit të femrave

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 12:40
Pamje nga takimi

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë nga dy mijë euro për klubet e futbollit të femrave, si ndihmë për të ndihmuar funksionimin e tyre.

“Sot më 7 nëntor, anëtarja e KE të FFK-së njëherësh dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave Vjollcë Krasniqi, pati një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave ku diskutoi për mbarëvajtjen e garave e ku u konstatua se me gjithë vështirësitë, financiare, organizative dhe mungesën e infrastrukturës, deri me tash garat janë zhvilluar në orarin kalendarik të tyre si dhe në frymë sportive dhe korrektësi”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se në këtë takim u bisedua edhe për fillimin e përgatitjeve për garat e grupmoshës U-16, me çka u pajtuan klubet dhe deri në edicionin e ri të garave, kjo grupmoshë garat do ti zhvillojë në formë të turneut.

“Po ashtu duke parë gjendjen financiare jo të mirë të klubeve, Vjollcë Krasniqi i njoftoi klubet që FFK-ja do të ndajë për klubet aktuale nga 2 mijë euro për të ju lehtësuar sa do pak funksionimin e tyre. Ndërkaq, klubet e mirëpritën këtë gjë duke theksuar se kjo është ndihmë tepër e mirëseardhur në këto momente, Klubet u zotuan që të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e garave si dhe të nxisin edhe më shumë zhvillimin e futbollit të fermave”, thotë FKK./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat