Interi pa trajner fiton në fund ndaj Crotones

Futboll

Interi pa trajner fiton në fund ndaj Crotones

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 20:09
Interi

Interi është rikthyer tek fitorja ditën e sotme ndaj Crotones.

Zikaltërit kanë marr një fitore në minutat e fundit me golat shënuar në minutat e 84’ 89’ dhe 90’. 

Golat për Interin i shënuan Ivan Perisic (84’) dhe Mauro Icardi (89’ e 90'). Pas kësaj fitoreje, Interi ngjitet në pozitën e nëntë me 17 pikë të grumbulluara.

Kujtojmë se edhe në këtë ndeshje skuadrën e udhëhoqi trajneri i të rinjve, Stefano Vecchi. Pasardhësi i Frank de Boer do të mësohet sonte ose ditën e hëne, bëjnë të ditur mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat