Buzëqesh Besa, Ferizaj kokulur

Futboll

Buzëqesh Besa, Ferizaj kokulur

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 15:20
KF Besa

Ferizaj vazhdon vuajtjet për fitore. Plotë 12 javë nuk di për fitore, pra që nga java e parë kur kishte demoluar me rezultat 4:0 Hajvalinë. Besa nga Peja buzëqeshi në Ferizaj, duke fituar me rezultat 1:0 falë golit të Fatih Karahodës i cili me kokë e tundi portën e portierit Leutrim Rexhepit. Besa kthehet me tri pikë të mëdha, por që i japin paksa edhe qetësinë, ndërsa Ferizaj është në një situatë të palakmueshme. Besa  është në vend të pestë me 21 pikë pas 14 jave në elitën e futbollit, ndërsa Ferizaj mban pozitën e 9-të me 7 pikë të tubuara. Ferizaj kokulur lëshoi fushën, por me shpresë se do t’i kthehet fitoreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat