Gashi: Gjilanit i janë mohuar shumë penallti!

Futboll

Gashi: Gjilanit i janë mohuar shumë penallti!

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 18:36
Dren Gashi

Trepça ’89, Prishtina dhe Feronikeli, aktualisht janë shkëputur në renditje nga skuadrat tjera. Megjithëkëtë, edhe 21 javë janë deri në fund të kampionatit dhe gjithçka është e hapur, pasi që janë në pyetje edhe 63 pikë të mundshme. Gjilani tash për tash është në vend të gjashtë me 18 pikë, ka 13 më pak se lideri Trepça ’89. Gjilanasit po dëshmojnë lojëra të mira dhe së fundi u kthyen me një pikë të madhe, ku barazuan me rezultat 1:1 me Trepçën ‘89 e cila kishte tetë fitore rresht. Sulmuesi i Gjilanit, Dren Gashi, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se kanë mundur të fitojnë në Mitrovicë. “U kthyem me një pikë, por mundem të fitonim, pasi që nuk i shfrytëzuam dy-tri raste të qind për qindtat. Luajtëm shumë bukur në pjesën e parë, dominuam gjatë gjithë kohës, kurse në pjesën e dytë Trepça u mundua të sulmoj me të gjitha forcat, pasi që ishte edhe vendase, por nuk ia doli edhe pse ne kishim shumë mungesa. Prandaj, lojtarët të cilët luajtën mendoj që i kryen detyrat mjaft mirë dhe i përgëzoj për maksimumin e dhënë në fushë”, tha Gashi. A mendoni se Gjilani ende është në hap për titull? “Besoj që jemi ekip mjaft e mirë, me lojtarë mjaft cilësor...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat