UEFA gëzon klubet shqiptare

Futboll

UEFA gëzon klubet shqiptare

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 17:37
Ilustrim

Lajm i mirë për skuadrat e Superiores. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se 9 nga 10 klube që ishin pjesë e kampionatit elitar shqiptar sezonin e kaluar do të përfitojnë nga 54 mijë euro, si pjesë e fondit të solidaritetit të UEFA-s.

“Ky fond akordohet nga përfitimet e Champions League për edicionin 2015-16. Ai do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për skuadrat që morën pjesë në Kategorinë Superiore për edicionin 2014-2015. Shuma e e akorduar nga UEFA është afërsisht 486.300 euro. Çdo klub do të përfitojë afërsisht 54.000 euro”, deklaroi zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi.

Mes përfituesve janë edhe Apolonia dhe Elbasani, dy ekipet që përpara dy edicioneve luanin mes më të mirëve dhe në fund të sezonit ranë nga kategoria. Kjo bën që të përjashtuara nga shpërblimi të jenë Korabi dhe Luftëtari, të cilat u ngjitën rishtaz në Kategorinë Superiore.

Gjithashtu skuadra e Skënderbeut nuk do të përfitojë nga ky fond sepse ka qenë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të Europa League-s të edicionit 2015-2016.

FSHF tothë se është njoftuar zyrtarisht për këtë fond ditën e premte me anë të një shkrese që ka mbërritur nga UEFA. Skuadrat, për të përfituar këtë shumë, duhet të para qesin projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit të të rinjve.

“Klubet e futbollit do ta përfitojnë këtë fond, pasi të paraqesin një projekt për zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe ndalohet përdorimi i fondit për qëllime të tjera. Gjithashtu në projektet që do të paraqesin, klubet duhet të jenë minimalisht me 30% të shumës së përgjithshme, bashkëfinancues. Projektet do të shqyrtohen dhe miratohen nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. Zbatimi i tyre do të monitorohet nga UEFA dhe FSHF. Fondet do të vihen në dispozicion të projekteve të paraqitura duke filluar nga janari i vitit 2017”, vijoi Dervishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat