Aduriz në historinë e E. League, shënoi 5 gola ndaj Genk

Futboll

Aduriz në historinë e E. League, shënoi 5 gola ndaj Genk

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 15:03
Aritz Aduriz

Aritz Aduriz vendos një rekord të ri për Europa League. Sulmuesi i Athletic Bilbaos u bë protagonisti i sfidës skuadrës së tij në San Mames me Genk e mbyllur 5-3 për baskët pasi ishte autori i të 5 golave.

Askush më parë nuk kishte mundur të shënojë 5 gola në një ndeshje në këtë format. Edinson Cavani dhe Radamel Falcao janë ndalur në shënimin e 4 golave në një ndeshje. Për më tepër me “manitën” ndaj Genk, Aduriz ngjitet në vendin e pestë në renditjen e shënuesve më të mirë të Europa League me 16 gola po aq sa edhe Fernando Llorente.

Por jo vetëm kaq, Aduriz bëhet njëkohësisht i pari futbollist shënon 3 penallti në të njëjtën ndeshje, një e dhënë kjo që gjithsesi nuk ia ul dimensionet arritjes së sulmuesit 35 vjeçar nga San Sebastian që bëhet shënuesi më i mirë i Bilbaos në aktivitetet evropiane. Në të njëjtën kohë, Aduriz u bë spanjolli i dytë që shënon 5 gola në një ndeshje në arenën evropiane pas Antonio Zaldua kundër Utrehtit në sezonin 1965/1966.

Në formatin e mëparshëm, Kupa UEFA, ai që ka mundur të shënojë 5 gola në një ndeshje ishte Fabrizio Ravanelli në 1994 në “Delle Alpi” ndaj CSKA së Moskës, ndërsa Haxhimehmedovic i Lin Oslo shkoi edhe më tej në 2003 duke shënuar 6 herë në portën e Runavik, por kjo ndeshje ishte e vlefshme për turet eliminatore.

Për sa i përket Ligës së Kampioneve, janë 13 futbollistë që kanë shënuar një arritje të tillë mes të cilëve Jose Altafini e Gerd Muller. Më vitet e fundit të vetmit që e kanë bërë këtë janë pikërisht Lionel Messi e Luiz Adriano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat