Shqiptari zgjedh mes Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Austrisë

Futboll

Shqiptari zgjedh mes Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Austrisë

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 12:59
Berisha

Sulmuesi i talentuar 18-vjeçar i ekipit austriak Red Bull Salzburg, Mërgim Berisha, po tërheq rreth vetes qendrën e vëmendjes së shumë mediave sportive. Sezoni fantastik që po zhvillon në kategorinë e dytë austriake me ekipin e dytë të Salzburgut, ku ka shënuar 9 gola në 15 ndeshje, apo dhe paraqitja e shkëlqyer me Salzburgun U-19 në Ligën e të Rinjve të UEFA-s, ku ka shënuar 7 gola në dy ndeshje. ka rënë në sy të medias prestigjioze gjermane “Bild”.

Në rubrikën javore të kësaj gazete ku promovohen talentet e rinj të futbollit nëpër Europë, këtë radhë është përzgjedhur Berisha. “Bild” përshkruan talentin e tij me topin, teksa gjithashtu zbulon situatën e ekipit përfaqësues me të cilin sulmuesi do të aktivizohet.

“Vetëm Shqipëria më ka kërkuar njëherë, por në atë kohë kam qënë i dëmtuar. Gjithashtu mund të luaj për Kosovën, Gjermaninë ose Austrinë. Nuk e kam vendosur ende”, është shprehur ai për mediat austriake, raporton panoramasport.

Prindërit e Berishës janë nga Kosova, por futbollisti është lindur në Gjermani. Hapat e para të karrierës ai i ka hedhur në Austri në akademinë e Salzburgut, klub nga i cili nuk ka lëvizur asnjëherë. Megjithatë sulmuesi është i pajisur me pasaportë shqiptare, dhe shanset që të luajë për kombëtaren kuqezi janë shumë të mëdha duke parë që deri më tani vetëm FSHF është interesuar për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat