Interi mbledhje urgjente, diskutohen 7 kandidaturat për postin e trajnerit

Futboll

Interi mbledhje urgjente, diskutohen 7 kandidaturat për postin e trajnerit

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 12:25
Inter

Pas shkarkimit të De Boer dhe humbjes ndaj Southamptonit në Europa League, drejtuesit kinezë pak minuta më parë kanë mbërritur me urgjencë në Milano.

Steven Zhang dhe Jun Ren do të zhvillojnë një mbledhje urgjente për të vendosur përfundimisht të ardhmen e stolit zikaltër.

Sipas burimeve të “Calciomercato”, klubi i Interit pritet të zgjedhë trajnerin e ri brenda 10 orëve të ardhshme.

Në diskutim për të marrë drejtimin e Interit janë 7 emra: Pioli, Hiddink, Guidolin, Marcelino, Vitor Pereira, Marco Silva dhe Vecch.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat