‘Plas’ te Interi, Icardi kundër drejtuesve zikaltër

Futboll

‘Plas’ te Interi, Icardi kundër drejtuesve zikaltër

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 10:39
Mauro Icardi

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi sërish është në qendër të vëmendjes pasi i ka dalë në mbrojtje trajnerit të shkarkuar Frank de Boer.

Pas humbjes ndaj Southamptonit në Europa League, Icardi mendon se fajtor për rezultatet e dobëta të skuadrës janë lojtarët dhe jo trajneri.

"Mendoj se në futboll trajneri gjithmonë paguan çmimin, sepse është e pamundur për të larguar 25 lojtarë Unë gjithmonë them se kur trajneri largohet, kjo është për shkak se lojtarët nuk ka dhënë të mirën e tyre. Tani ne jemi duke punuar me Vecchi dhe pastaj ne do të shohim se çfarë klubi vendos", u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat