Guangzhou i vë syrin kapitenit të Chelseat

Futboll

Guangzhou i vë syrin kapitenit të Chelseat

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 18:54
John Terry

Klubi kinez tenton ta joshë John Terryn me një ofertë të majme për ta bindur të transferohet në shtetin aziatik.

John Terry ndonëse në moshën 35-vjeçare vazhdon të jetë një shtyllë në mbrojtjen e Chelseat.

Përkundër moshës së tij, klubi nga Kina, Guangzhou Evergrande ka shprehur interesim për lojtarin, kontrata e të cilit skadon në verën e ardhshme me Blutë e Londrës.

Siç raporton Daily Mail, ish-trajneri i Chelseat, Luis Felipe Scolari që tani drejton Guangzhoun ka kërkuar që lojtari të transferohet në Kinë.

Klubi aziatik është i gatshëm t’i ofrojë Terryt një pagë vjetore prej 8 milionë funtesh, nëse ai pranon që të largohet nga Stamford Bridge.

Terry sapo është kthyer nga lëndimi dhe pritet që të ndihmojë Chelsean në garën për titullin e kampionit në Premier Ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat