Klinsmann, kapiten nderi i Gjermanisë

Futboll

Klinsmann, kapiten nderi i Gjermanisë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 16:18
Klinsmann

Jurgen Klinsmann është zyrtarisht ndër kapitenët më të mëdhenj të historisë së kombëtares gjermane. Për ish-sulmuesin e Interit, sot trajner i SHBA-së, ka ardhur një vlerësim shumë prestigjioz për atë që ka arritur me fanellën e “pancerave”, ai i “kapitenit të nderit” i 4-herë kampionëve të botës. Klinsmann do të jetë ish-lojtari i pestë gjerman i cili ka këtë privilegj. Para tij janë nderuar emra të mëdhenj si Fritz Walter, Uwe Seeler, Franz Beckenbauer dhe Lothar Matthäus. Gjithsej ai ka luajtur 108 ndeshje me fanellën e bardhë, fillimisht me Gjermaninë Perëndimore dhe më pas me atë të bashkuar, duke shënuar 47 gola dhe duke u kurorëzuar kampion bote në Botërorin e vitit 1990 në Itali, për t’u shpallur kampion Evrope në Angli gjashtë vite më pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat