Formacionet: Southampton-Inter

Futboll

Formacionet: Southampton-Inter

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 13:35
Southampton-Inter

Pas shkarkimit të Frank de Boer nuk është kohë e përshtatshme për Interin për tu përballur në një sfidë delikate si ajo kundër Southamptonit e vlefshme për Europa League.

Skema taktike e zikaltërve do të ndryshojë nga 4-3-3 që përdorte De Boer në 4-4-1-1 me qëllim që Icardi në sulm të përkrahet nga Banega, shkruan “Calciomercato”.

Një tjetër ndryshim pritet të jetë Ranocchia i cili do të luajë si titullar duke zëvendësuar Murillon.

Ndeshja mes Southamptonit dhe Interit pritet të luhet sot në orën 21:05.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat