Ndeshja Serbi-Shqipëri, përzgjidhet në 8 ndeshjet më të nxehta të futbollit në botë

Futboll

Ndeshja Serbi-Shqipëri, përzgjidhet në 8 ndeshjet më të nxehta të futbollit në botë

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 19:51
Ndeshja Serbi-Shqipëri

Uebi “Fourfourtwo” ka përzgjedhur ndeshjen e 14 tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë në mesin e tetë ndeshjeve më të “nxehta” në futbollin ndërkombëtar.

Kjo faqe e ka pozicionuar ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2016 në vendin e tretë.

“Fourfourtwo” ka përmendur ndërprerjen e ndeshjes dhe Ismail Morina – Ballistin që me dron futi flamurin e “Shqipërisë Etnike”.

“Kjo ndeshje nuk u zhvillua kurrë para 14 tetorit 2014. Qëndrimi i Serbisë për Kosovën, shumica e banorëve të së cilës janë etnikisht shqiptarë, është kauza e gjatë e antipatisë së dy shteteve. Por askush nuk kishte parashikuar që Ismail Morina, do të fuste një dron në stadiumin e Partizanit të Beogradit”, thuhet ndër të tjerash në përshkrim të kësaj ndeshjeje të zjarrtë, që u mbyll para kohe, e që më pas i takoi me rezultat zyrtar Kuqezinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat