Kampioni kthehet me pikë nga Peja

Futboll

Kampioni kthehet me pikë nga Peja

Nga: K.Goca Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 15:45
Pamje nga një ndeshje

Feronikeli nga Drenasi, kampion në fuqi, është kthyer me pikë të madhe nga stadiumi “Shahin Haxhislami” nga Peja. Feronikeli barazoi me rezultat 1:1 me Besën, e cila ka qenë edhe derbi i kësaj jave në elitë.  Mysafirët të parët kaluan në epërsi pikërisht në minutën e 21-të. Futbollisti Turku ndali Hotin dhe gjyqtari akordoi penallti për kampionin, kur Behar Maliqi e shndërroi në gol. Vendasit pas shumë përpjekjeve  e barazuan rezultatin. Në minutën e 65-të, Arbër Prekazi barazon rezultatin dhe shpëtoi nga humbja Besën. Feronikeli renditet në vend të tretë me 25 pikë, gjashtë me pak se lideri Trepça ’89 dhe Besa është në pozitën e pestë me 18 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat