Gjilani i merr pikë ’89-shit

Futboll

Gjilani i merr pikë ’89-shit

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 15:39
KF Gjilani

Gjilani ndalë serinë e fitoreve të skuadrës së Trepçës ’89 nga Mitrovica. Mitrovicasit pas tetë fitoreve rresht, barazojnë në ‘Riza Lushta’ me rezultat 1:1 me Gjilanin, në derbin e javës së 12-të të Vala Superligës së Kosovës.  Gjilani importoi një pikë të madhe, por në anën tjetër Trepça ’89 lëshoi një mundësi të artë që të regjistroi edhe një fitore, që do të ishte një lloj rekordi në futbollin tonë.  Në minutën e 27-të,  mysafirët kaluan në epërsi me rezultat 0:1 me golin e Sali Kosumit. Gëzimi nuk zgjati më shumë se tetë minuta (35’), kur Diar Mustafa barazon rezultatin në 1:1 me një eurogol. Në minutën e 89-të, Kreshnik Nebihu ndëshkohet me karton të kuq dhe lë Gjilanin me një lojtarë me pak në fushë. Trepça ’89 kryeson me 31 pikë, ka pesë më shumë se Prishtina që ka një takim më pak, kurse Gjilani renditet në vend të gjashtë me 18 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat