Inter ndërron objektiv, ja me kë po bënë tratativa

Futboll

Inter ndërron objektiv, ja me kë po bënë tratativa

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 14:16
Frank de Boer

Drejtuesit e Interit janë në kërkim të trajnerit të ri, pas shkarkimit të holandezit, Frank de Boer.

Stefano Pioli, ish-trajneri i Lazios dhe Bolognas, është favorit për postin e trajnerit. Megjithatë, pronarët e klubit nuk duan të nxitohen dhe preferojnë profilin e një trajneri ndërkombëtar. Pronari i Interit po fiton kohë dhe të premten pritet të zbarkojë në Milano, për të vlerësuar edhe disa alternativa jashtë Italisë.

Tundimi është i madh për t’ia besuar ekipin strategut holandez, Guus Hiddink, ndërsa alternativa të tjera që do të vlerësohen janë: Marcelino, Vitor Pereira dhe Villas Boas.

Zgjedhja pritet të bëhet publike në ditët në vazhdim, ndërsa përballë Southampton dhe Crotones, skuadra do të drejtohet nga tekniku i ekipit të të rinjve, Stefano Vecchi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat