Namani: Shpresoj që Llapi të vazhdojë me fitore

Futboll

Namani: Shpresoj që Llapi të vazhdojë me fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 11:25
Hamdi Namani

Llapi nga Podujeva është në pozitë të mirë, përkatësisht në vend të katërt me 22 pikë të mbledhura ose ka tetë më pak se lideri Trepça ’89. Llapjanët arritën tri pikë domethënëse të dielën që e lamë pas, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Drenicën nga Skenderaj. Futbollisti Hamdi Namani ka qenë kreator i kësaj fitore i cili nga rreth 20 metra me një goditje të fortë befasoi portierin mysafirë. Skuadra llapjane përgatitet për ndeshjen e të enjtes (pasnesër, në orën 13.00) ku para shikuesve të vet ndeshen me skuadrën me renome, Prishtinën. Hamdi, shënuat gol nga rreth 20 metra dhe vendoset fitoren e Llapit, a mendoni se ky ishte goli juaj më i mirë deri me tash? “Së pari jam shumë i lumtur për golin gjithashtu edhe për tri pikë që ia solla klubit. Çdo gol është i mirë. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm të fitoreve”, thotë Namani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Namani tha se ka rritje të cilësisë. “Mendoj se cilësia u rrit dhe ka rivalitet të madh në mes skuadrave”, tha ai. Mesfushori defensivë është i matur sa i përket se cilat nga skuadrat i parashikon në luftë për titull: “Kemi shumë ekipe të cilat do të luftojnë deri në fund për titull”. Të enjten në stadiumin në Podujevë do të ndesheni me Prishtinën, a do të jetë prej sfidave më të vështira? “Më vjen keq që nuk mund ta ndihmojë ekipin për shkak të kartonëve të verdhë”, thotë Namani. Është interesant Vala Superliga e Kosovës, sepse ekipet janë ndarë në tri pjesë sa i përket renditjes së përafërt me pikë. Trepça ’89 kryeson me 30 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 26 sosh, Feronikeli 24, Llapi 22, ndërsa Besa renditet i pesti me 17 pikë, Gjilani ka po ashtu 17 pikë, Liria 15, Drenica 13 dhe katër ekipet e fundit janë me pikë pothuajse të njëjta, Ferizaj i nënti me 6, Trepça 5, Drita dhe Hajvalia kanë nga pesë pikë.

 

Vala Superliga, java e 12-të

E mërkurë

Drita-Trepça

Besa-Feronikeli

Liria-Drenica

Trepça ‘89-Gjilani

Hajvalia-Ferizaj

Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

E enjte

Llapi-Prishtina

Liga e parë, java e 12-të

E mërkurë

Dukagjini-Vëllaznimi

Istogu-Ulpiana

F. Kosova-R. Sadiku

Vitia-Kosova (P)

Rahoveci-Flamurtari

Deçani-Vushtrria

Vllaznia (P)-2 Korriku

E enjte

Ballkani-KEK-u

Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat