E Marta e Ch. League kulmon me Man. City-Barcelona

Futboll

E Marta e Ch. League kulmon me Man. City-Barcelona

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 21:52
ilustrim

Nga Camp Nou në Etihaad Stadium, Manchester City dhe Barcelona do të përballen sërish këtë të Martë dhe sytë e të gjithëve do të jenë te akti i dytë, i këtij dueli që do të ndezë ruandin e 4-t të ndeshjeve në Uefa Champions League. Pep Guardiola do të sfidojë sërish ish skuadrën e këtij këtë herë me objektivin për ti shkaktuar një surprizë të hidhur Barcës pas asaj humbjeje poshtëruese që Manchester City pësoi në Camp Nou dy javë më parë. Me Barcelonën pothuajse të kualifikuar pas 3 sukseseve në 3 ndeshjet e para të grupit C, më shumë nevojë për pikë ka Manchester City që ndjen presionin e Borussia Moenchengladbach në garën për vendin e dytë. Deri tani, Barca dhe Citiziens janë ndeshur 5 herë mes tyre në Champions League dhe të 5-ta këto takime janë fituar nga blaugranat.

Megjithatë Aguero me shokë shpresojnë të ndryshojnë marsh këtë të Martë në Etihaad. Golat dhe spektakli nuk pritet të mungojnë as këtë herë sepse si City ashtu edhe Barcelona mendojnë më shumë për sulmin sesa për mbrojtjen. Mungesat janë të shumta në të dy kampet. Guardiola nuk ka në dispozicion portierin Claudio Bravo i cili është i skualifikuar pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë por për arsye dëmtimi mungojnë edhe Delph, Sagna e Zabaleta. Më shumë probleme me mungesat ka Luis Enrique që në këtë sfidë nuk do të mund të mbështetet dot te kapiteni Andres Iniesta, por edhe te emra të tjerë të rëndësishëm, si Gerard Pique, Jordi Alba, Jeremy Mathieë dhe Arda Turan.

Sfida tjetër e grupit C, është ajo mes Borussia Moenchengladbach dhe Celtic, me gjermanët që janë dukshëm të favorizuar për të marrë tre pikët e rradhës. Në grupin A, Arsenali dhe Paris Saint Germain-i do të kërkojnë të sigurojnë matematikisht kualifikimin në ruandin tjetër me dy fitore në sfidat respektive ndaj Ludogorets dhe Baselit. Në grupin B , në orën 18.45 në Stamboll Napoli me Elseid Hysajn në fushë do të synojë të hedh një hap të madh përpara përsa i përket cështjes së kualifikimit kur të sfidojë në transfertë, Beshiktashin. Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Benficës dhe Dynamos së Kievit që do të luhet në Lisbonë. Në grupin D, Atletico pritet ta ketë thjeshtë ndaj Rostovit ndërsa Bayerni i Carlo Ancelottit synon vazhdimësinë në transfertën e Eindhoven-it përballë Psv. Nëse fitojnë sfidat respektive Los Colchoneros dhe bavarezët do të siguronin edhe matematikisht kualifikimin për më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat