De Boer tregon problemin e Interit

Futboll

De Boer tregon problemin e Interit

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 08:24
Frank De Boer

Frank De Boer u shpreh i zhgënjyer me humbjen 1:0 duke thënë se mentaliteti është problemi kryesor i skuadrës së tij.

“Jam shumë i zhgënjyer”, tha fillimisht ai për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia.

“Nuk luajtëm aspak mirë në pjesën e parë. në pjesën e dytë treguam diçka më shumë, por nuk arrij të kuptoj se pse nuk po arrijmë të luajmë ashtu si duam për 45 minuta. Nuk pash një ekip me besim dhe dëshirë për të bërë diçka. Nuk e di pse luajmë si një skuadër pa karakter, jam me të vërtetë i nervozuar”, theksoi më tej De Boer.

“Kjo ka të bëjë edhe me mentalitetin e skuadrës. Kemi një ekip shumë kualitativ, por nuk mund të bëjmë shumë me mentalitetin që pash në pjesën e parë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat