Një Inter plotësisht i humbur dhe pa ide, mundet edhe nga Sampdoria

Futboll

Një Inter plotësisht i humbur dhe pa ide, mundet edhe nga Sampdoria

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 22:51
Inter

Pjesa e parë filloi me shanset e Sampdorias me anë të dyshes Fabio Quagliarella dhe Luis Muriel, por Interi pas minutës së 30-të filloi ta kontrollon lojën dhe kishte shanse shumë të mira me Marcelo Brozovoc dhe Mauro Icardin.

Por, ashtu siç thotë ligji i pashkruar i futbollit, kur nuk shënon pëson dhe në minutën e 44-të shënoi Fabio Quagliarella, pas një topi të futur në zonë nga Karol Linetty.

Interi e filloi mirë pjesën e dytë dhe Mauro Icardi kishte një shans të mirë në minutën e 68-të, por nuk arriti të dërgon topin në portën e kundërshtarit dhe deri në fund asnjëra nga skuadrat nuk u tregua konkrete dhe takimi përfundoi me rezultat 1-0.

Interi vazhdon në pozitën e dhjetë me 11 pikë, aq sa Sampdoria një vend më poshtë.

Takimi i ardhshëm i skuadrës së drejtuar nga Frank De Boer është ndaj Crotones.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat