Southampton-Chelsea 90 minuta plot emocione

Futboll

Southampton-Chelsea 90 minuta plot emocione

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 17:50
Chelsea

E diela në ekranet e Super Sport sjell magjinë e kampionatit anglez, me supersfidën Southampton-Chelsea. Të zotët e shtëpisë në pesë takimet e fundit në stadiumin e tyre “Saint Mary” nuk kanë humbur në asnjë rast. Shënjtorët momentin e mirë të tyre e reflektuan dhe në ndeshjen kundër Man.City, ku futbollistët e trajnerit Claude Puel arritën të merrnin një barazim, në transfertën kundër Citizens. Blutë e Londrës gjithashtu duket se kanë arritur të rigjejnë suksesin dhe formën e mirë fizike. Fitorja ndaj Man.United me rezultatin e thellë 4-0 për momentin sheshon zërat se skudra e Antonio Contes është në krizë. Chelsea ka arritur të grumbullojë 9 pikë të plota në 3 takimet e fundit. Të dy skuadrat kanë regjistruar rezultate pozitive në avët e fundit dhe nisur nga kjo është e vështirë të japësh një parashikim, se cili prej tyre do të arrijë të fitojë.

Parashikohet një futboll i mbyllur, por argëtues, pasi në Premier League sfida të tilla dhurojnë gjithmonë magji. Trajneri i Chelsea, Antonio Conte i ka idetë e qarta në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushën e blertë. Do të jetë pak a shumë i njëjti me atë në fitorën e thellë kundër Man.United, pra me një rreshtim 3-4-3. Një tjetër element i rëndësishëm tek Blute e Londrës është mbrojtja, ku në tre takimet e fundit në kampionat nuk ka pësuar asnjë gol. Reparti i prapavijës, gjatë kohës kur Conte drejtonte Juventusin ishte arma e tij më e fortë dhe kërkon me cdo kusht që të njejtën filozofi ta imponojë edhe tek Chelsea. Në tetë transfertat e fundit, Blutë e Londrës kanë një bilanc pozitiv, me pësë fitore dhe dy barazime, ndërsa Southampton regjistron vetëm dy fitore, 5 barazime dhe 7 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat