Tirana “gojëkyçur” para klasikes me Vllazninë

Futboll

Tirana “gojëkyçur” para klasikes me Vllazninë

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 17:36
ilustrim

Një nga sfidat më pikante dhe me më shumë histori në javën e 9-të të Kategorisë Superiore është pa dyshim Tirana – Vllaznia. Dy emrat më të vjetër të futbollit shqiptar, do të përplasin brirët në stadiumin e Lacit, që rezultoi alternativa më e përshtatshme pas kaosit të krijuar për shkak të punimeve që po zhvillohen në terrenin e “Selman Stërmasit”. Një zgjidhje e përshtatshme sidomos për klubin shkodran, që duhet të udhëtojë vetëm pak kilometra për këtë klasike të futbollit shqiptar.

Tirana vjen në këtë ndeshje pas humbjes së papritur në stadiumin e Peqinit me Luftëtarin, që krijoi një diferencë më të ndjeshme më skuadrat kryesuese. Gjithsesi vetëm pak të më pas, në mesjave, bardheblutë i shkatërruan 1-4 bluzinjtë më “Roza Haxhiu” në Kupën e Shqipërisë, si për të treguar se disfata në kampionat ishte rastësi. Te 24-herë kampionët e Shqipërisë është vendosur heshtje për shtyp para Vllaznisë, si masë paraprake për të shmangur euforinë dhe për të mos përsëritur entuziazmin e tepruar të fitores me Skënderbeun.
Përsa i përket skuadrës që do të hedhë në fushë, nuk priten ndryshime thelbësore, teksa Dajës i kthehet në dispozicion Hoxhallari, ndërsa në krahun e djathtë ku mungon Kërciku mund të luajë sërish Afrim Taku.

Nga ana tjetër Cungu pritet t’i besojë sërish dyshes Cicmil – Vrapi, me Bicajn që rkthehet në stol. Rikthimi me gol i Endri Vrapit, por edhe problemet fizike të Bicajt e detyrojnë trajnerin shkodran të mos bëjë ndryshime nga takimi i kaluar. Sulmi do t’i besohet eksperiencës së Shtubinës, edhe për faktin se Pepa nuk do të grubmullohet pas dëmtimit që pësoi në Kupë ndaj Kamzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat