Conte i shqetësuar: Chelsea po më shkatërron zemrën

Futboll

Conte i shqetësuar: Chelsea po më shkatërron zemrën

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 10:02
Antonio Conte

Antonio Conte mendon se puna gjatë këtij sezoni me Chelsean mund të vërë në rrezik shëndetin e tij. Trajneri italian shquhet për temperamentin e tij të jashtëzakonshëm në përfshirjen në ndeshjet e futbollit. Fakti që Blutë shpesh herë ka dhe ulje dhe ngritje bën që ai të ketë frikë nga ndonjë problem në zemër. 

“Jam i shqetësuar në lidhje me zemrën. Në këtë sezon do të përpiqem të bëjë seanca trajnimi edhe vetë, për të ruajtur formën e mirë fizike. 

E di që rrezikoj pak me zemrën, por mund ta konsideroj vendosjen e një sistemi GPS mbi veten për të monitoruar normën e punës së zemrës gjatë një loje", u shprehj strategu italian për mediat britanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat