Argjentinasi i Atalantas i gatshëm të luaj për Italinë

Futboll

Argjentinasi i Atalantas i gatshëm të luaj për Italinë

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 00:36
Alejandro ‘Papu’ Gomez

Talenti i Atalantas, Alejandro ‘Papu’ Gomez zbulon se ai është i gatshëm të luajë për Italinë dhe ka theksuar se Antonio Conte e donte atë në Euro 2016.

Argjentinasi ka marrë nënshtetësinë italiane pasi ka luajtur shumë vite dhe e ka bërë veten më shtëpi në Catania dhe Atalanta dhe tani kërkon të luaj për kombëtaren azzurre.

“Në Itali njerëzit më vlerësojnë shumë më tepër se në Argjentinë”, ka thënë 28-vjeçari Gomez për Millenium Sports.

“Një përparësi e madhe për mua është se këtu nuk kanë shumë lojtarë me karakteristika të mia. Kam luajtur për gjashtë vjet në Evropë me rezultate të mira”.

“Conte donte të më thërriste mua për ekipin kombëtar përpara Euro 2016, por unë nuk kisha një pasaportë italiane në atë kohë. Tani unë kam shtetësi. Trajneri i Italisë (Giampiero) Ventura vizitoi kampin e trajnimit te Atalanta dhe tha se të gjitha varet nga unë tani”, përfundoi anësori këmbëshpejtë i Atalantas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat